TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Prill 2025, 15:15

Zjarri në pallatin në Astir, policia del me njoftim zyrtar: U shkaktua nga kabina e transformatorit

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në pallatin në Astir, policia del me njoftim zyrtar: U shkaktua

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me zjarrin në një pallat në zonën e Astirit në Tiranë, ku si pasojë e tymit u krijua panik mes banorëve, që nuk arrinin të dilnin nga banesat.

Në njoftimin e saj policia sqaron se zjarri ka përfshirë kabinën e transformatorit në katin e parë të një pallati në rrugën “Foto Xhavella”, rreth orës 14:10 të datës 4 prill 2025.

"Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë mbërritën në vendngjarje dhe nisën evakuimin e banorëve, ndërsa forcat zjarrfikëse arritën të neutralizojnë flakët. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërkohë që banorët janë rikthyer në banesat e tyre pasi situata u vu nën kontroll", njofton Policia.

Lini një Përgjigje