
Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg italianin që inskenoj vdekjen e tij, Davide Pecorellin, sipërmarrësit nga Tiferno, i cili inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri dhe që më pas u rishfaq në Itali në mënyrë më shumë se të guximshme.
Ai akuzohet për zjarrvënie, shkelje të kufijve kombëtarë shqiptarë si emigrant ilegal dhe pengim për zbardhjen e së vërtetës.
Pecorelli ka qenë i përfaqësuar nga dy avokatët e tij Andrea Castori dhe Massimo Brazzi .
Prokurori i çështjes ka kërkuar 12 vite burg, ndërkohë që gjyqtari io Shkodrës Arbër Cela i ka dhënë 4 vite burgim i cili sipas gjyqtarit mund të pezullohet me kusht ose shndërruar në punë të dobishme shoqërore.
Ndërkohë që për ekstradimin e tij , seanca dëgjimore para Gjykatës së Apelit të Perugias për të vendosur kërkesën për ekstradim të Z. Pecorelli është caktuar për 28 maj 2024 e cila, megjithatë, aktualisht nuk duket të jetë e ekzekutueshme.
Kujtojmë se nga hetimet e Policisë së Shtetit të Perugias rezultoi se, në janar të vitit 2021, 47-vjeçari, për të shmangur borxhet financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën makinës së marrë me qira në Shqipëri.
Brenda automjetit u gjetën eshtrat e një personi, për të bërë më të besueshëm vdekjen e tij. Më pas ai u gjet i gjallë më 17 janar 2021, në ishullin Montecristo (Itali).
Ndërkohë që vetë Davide Pecorelli është shprehur se shumë shpejt do të jetë në Shqipëri ( Vlorë) për të qartësuar historinë që ai vetë inskenoj.
Lini një Përgjigje