TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2024, 16:40

Behar Bajri lë ambientet e burgut dhe transportohet në spital

Shkruar nga Pamfleti

Behar Bajri lë ambientet e burgut dhe transportohet në spital

Behar Bajri alias Bajrovic ka lënë qelinë e burgut dhe është transportuar në ambientin e spitalit të këtij institucioni.

Sipas asaj që raporton ‘Ora News’ prej disa ditësh ai po merr mjekim pasi ka shfaqur shenja të komplikacionit shëndetësor.

Deri në rikuperimin e tij ai do të qëndrojë në spital duke u vëzhguar nga mjekët por edhe gardianë të burgut.

Behar Bajri u ekstradua me 16 Nëntor 2023 nga Franca drejt vendit tonë. Ndaj Behar Bajrit rëndojën 5 vepra penale, ndër më kryesoret “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”.

Hetimet ndaj Bajrit dhe 14 të tjerëve të implikuar në dosjen “Metamorfoza” nisën që në vitin 2019, pas zbërthimit të rrjeteve “Sky” dhe “EnkroChat” nga vendet partnere, të cilat sollën në vendin tonë gjetjet e tyre.

bajri

Lini një Përgjigje