TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2024, 14:22

Arrestimi i Gëzim Çelës bën jehonë në Itali: Baroni shqiptar i drogës i përfshirë në masakrën e Krishtlindjeve u kap pas 25 vitesh arrati

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Gëzim Çelës bën jehonë në Itali:

Arrestimi i Gëzim Çelës në Kosovë pas 25 vitesh në arrati ka bërë bujë në mediat italiane.

Siç shkruajnë mediat italiane, ai është i njohur si baroni i drogës.

Shqiptari do të vuajë 16 vjet e gjysmë burg në Itali dhe 10 vite të tjera burg duhet t’i vuajë në Shqipëri.

Ai është i dënuar për trafikim droge, shfrytëzim prostitucioni si dhe emigracion ilegal.

I arratisuri ishte kreu i një bande me qendër në Udine, e përbërë nga italianë dhe shqiptarë. I paidentifikuari gjithashtu është i përfshirë në sulmin në prag të Krishtlindjeve ’98 në Udine, në Viale Unità, ku humbën jetën tre policë.

SPAK ndërkohë i ka sekuestruar pasuritë e familjarëve të baronit të drogës, Gëzim Çelës. Në sekuestro janë vënë pasuritë e ish-gruas së Çelës, Miranda Thardorit, si edhe pasuritë e të vëllait Naim Çelës, dhe të një ortaku, të cilat dyshohet se janë vënë nga trafiku i drogës. Në sekuestro janë vënë apartamente, 12 makina, llogari bankare e një shoqëri tregtare. 

Ish-bashkëshortes së Çelës, i janë vënë në sekuestro 1 dyqan dhe 2 apartamente me vlerë mbi 400 mijë euro. Dyqani i sekuestruar në Tiranë, ka vlerën 321 120 Euro, ndërsa po ashtu dy apartamentet ndodhen në kryeqytet, konkretisht me vlerat 40 000 Euro dhe 42 200 Euro.

Ndërkohë, Naim Çelës, i vëllai i ‘baronit të drogës’, i janë sekuestruar 2 automjete, një BMW dhe furgon i markës Mercedes Benz. Po ashtu në sekuestro i janë vënë edhe dy llogari bankare me vlerë, 4.7 mln lekë e 57 mijë euro.

 

arrestimi i gëzim Çelës itali

Lini një Përgjigje