TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2025, 10:36

I vuri zjarrin mbeturinave në oborr, flakët i marrin jetën 78-vjeçarit në Kurbin

Shkruar nga Pamfleti

I vuri zjarrin mbeturinave në oborr, flakët i marrin jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Milot të Kurbinit, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi u përfshi nga flakët e zjarrit në oborrin e banesës.

Mësohet se viktima Demer Haxhiu 78 vjeç ka qenë duke djegur mbeturina në bahçen e tij, ku flakët e zjarrit morën përmasa më të mëdha dhe përfshinë edhe vetë të moshuarin.

Ky i fundit nuk mundi të shpëtonte dhe fatkeqësisht humbi jetën.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse të Laçit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Lini një Përgjigje