
Renis Dobra, 23 vjeç, u vra rreth 1 javë më parë, ndërsa trupi i tij u gjet i hedhur në liqenin e Shkopetit. Mëngjesin e sotëm, Policia arrestoi dy nga katër personat që dyshohet se morën pjesë në krim.
Ndërkohë ish-Prokurori Ervin Karanxha në ‘Breaking’ në Top News duke folur për ngjarjen e rëndë tha se autorët e dyshuar kanë lënë gjurmë në makinat e marra me qira, çka ka çuar më pas në zbulimin e tyre.
Karanxha tha se janë dy momente: nga kamerat e sigurisë provohet se automjetet kanë qenë pranë vendit të ngjarjes, kanë lëvizur në akset rrugore ku ka lëvizur edhe viktima, si dhe gjurmët që janë gjetur te makinat që kanë përdorur.
Ish-prokurori tha se edhe motivi i ngjarjes besoj se është i qartë dhe ka të bëjë me konfliktin në Gjermani.
“Autorët kanë lënë gjurmë te makinat e marrë me qira. Kapja e makinës është një detaj mjaft i rëndësishëm, veçanërisht kur bëhet brenda një kohe të shkurtër.
Edhe motivi është i provuar mendoj, sikundër është përplasja në Gjermani.
Nga ekspertimi mjeko-ligjor paraprak kemi të bëjmë me një mbytje me lak dhe pastaj është hedhur në liqen.
Kjo është një vrasje me paramendim, e kanë ruajtur viktimën, e kanë gjurmuar dhe më pas e kanë eleminuar. Autorët mund të marrin edhe burgim të përjetshëm”, tha Karanxha.
Lini një Përgjigje