TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2025, 10:03

Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet drejt Italisë 56-vjeçari shqiptar; i dënuar për rrëmbim, zhvatje e trafik droge

Shkruar nga Pamfleti

Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet drejt Italisë 56-vjeçari

Leonard Mnella, i ekstraduar në Shqipëri vitin e kaluar pasi u lokalizua në SHBA, është ekstraduar sot në Itali.

Mësohet se shqiptari me 3 identitete, që ka arritur të falsifikonte edhe vdekjen e tij që në vitin 2003, u ekstradua sot në shtetin italian për t’u përballur me drejtësinë atje.

Në Itali, Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, është dënuar me 25 vite burg për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.

Mnella ka qenë në arrati për vite të tëra. Ndërsa në vitin 2013, kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të leshuar nga një gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine. 

Arrestimi i tij i parë u bë i mundur në Miçigan të SHBA-së në vitin 2024 nëpërmjet një bashkëpunimi mes departamentit të policisë kriminale shqiptare në bashkëpunim me 2 agjenci amerikane.

Lini një Përgjigje