TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Tetor 2025, 10:00

"I thashë që s’ka kafe, ekspresi është fikur"/ Flet kamerieri i lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë: Flori më doli në krah

Shkruar nga Pamfleti

Kamarieri i përfshirë për ngjarjen e rëndë që tronditi zonën e Manzës mëngjesin e kësaj të mërkure, ku dy të rinj Flori Paluçi dhe Aranit Kurti mbeten të vrarë me armë zjarri, ka dëshmuar në polici.

"I thashë që s’ka kafe, ekspresi është
Në foto viktima Aranit Kurti

Një sherr me kamarierin për një kafe ka përfunduar me dy viktima në Manëz të Durrësit. Ngjarja e rëndë u shënua pranë një karburanti, ku 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçari Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, në ambientet e një lokali pranë një karburanti ndërsa viktimat janë të dy banues në zonën e Manzës.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe.

Kamarieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe. 

"I thashë që s’ka kafe, ekspresi është

Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë se nuk mund ta fyejë kamarierin, pasi është ulur në tavolinë me të. Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Arianit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.

Kamerieri, ndonëse u përfshi në konfliktin verbal fillestar, nuk ka mbetur as i plagosur dhe as viktimë në këtë ngjarje.

"I thashë që s’ka kafe, ekspresi është

21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Vetë kamarieri i përfshirë në konfliktin mes dy viktimave dhe autorit të shpallur në kërkim ka dhënë dëshminë e tij të parë për policinë.

“Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë.

Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë”- tregon kamerieri.

Tre të rinjtë e përfshirë në konflikt kishin njohje të mëparshme, madje të tre shpesh e frekuentonin lokalin ku ndodhi ngjarja.

 

flet kamerierit të lokalit

1 Komente

  1. S
    Sali/meta

    Vriten me njëri tjetrin. Më pe të pashë.

    Lini një Përgjigje