TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Tetor 2025, 07:57

Krimi në Durrës nisi për një kafe, si u qëlluan me armë dy të rinjtë

Shkruar nga Pamfleti

Krimi në Durrës nisi për një kafe, si u qëlluan me

Detaje të reja janë zbardhur mbi ngjarjen në Durrës ku humbën jetën dy të rinj.

Sipas burimeve, njëri prej viktimave me një tjetër person kanë shkuar në ambientet e një lokali ku i kanë kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bëjë kafe. Ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.

Konflikti ka nisur pasi një person që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin e një prej viktimave dhe kamerierit. Kaq ka mjaftuar që të nisë konflikti, që degradoi në përdorimin e armës.

Mësohet se kamarieri nuk është viktimë dhe as i plagosur në konflikt.

Viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Policia e Durrësit ka nisur menjëherë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P., i cili aktualisht është në arrati.

 

Lini një Përgjigje