TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Tetor 2025, 07:41

Vrasja me armë zjarri në Durrës, zbardhen identitetet e dy të rinjve

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja me armë zjarri në Durrës, zbardhen identitetet e dy

Janë zbardhur emrat e dy personave që mbetën të vrarë me armë zjarri pas një konflikti pranë një karburanti në Manëz. Sipas policisë, 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë 23-vjeçarin Aranit Kurti.

Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia bën me dije 21-vjeçari është shpallur në kërkim.

"Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit", njofton policia.

 

vrasje me arme

Lini një Përgjigje