Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, pranë një karburanti në zonën e Manzës pas një konflikti mes disa të rinjve që ka agravuar në përdorimin e armëve. Viktimat janë identifikuar, Aranit Kurti, 23-vjeç dhe Flori Paluçi, 33 vjeç.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Durrës.
Policia njofton se dy të rinj janë vrarë me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një karburanti në Manëz.
Sipas policisë, 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë 23-vjeçarin Aranit Kurti. Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend.
Konflikti mësohet se ka nisur për një kafe rreth orës 01:45 dhe gjatë debatit Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri Aranit Kurtin.
Pas këtij veprimi 21-vjeçari Daniel Pepa ka vrarë me armë Flori Paluçin.
“Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.”, njofton Policia.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Ballkanasit kanë thënë historikisht për ndonjë vrasje pa kuptim kur ndodhte në vendet e tyre, "hë mo vrasje shqiptarësh". Vetëm këtu nuk ka kuptim jeta e prandaj vërshuan hordhitë tek droga e trafiqet