TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Tetor 2025, 18:40

Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina; njëra përfshihet nga flakët

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina;

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Pogradec–Korçë, në zonën e njohur si Qafë Plloçë.

Mësohet se dy makina janë përplasur kokë më kokë, ndërsa njëri prej tyre, i cili ishte me lëndë djegëse benzinë, është përfshirë nga flakët pas përplasjes.

Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve kanë arritur të dalin në kohë nga automjetet, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Aksidentit ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Lini një Përgjigje