TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Tetor 2025, 14:42

Dyshohet se përndiqej nga Jetmir Llanaj, 16-vjeçarja godet policen dhe vetëdëmtohet

Shkruar nga Pamfleti

 

Dyshohet se përndiqej nga Jetmir Llanaj, 16-vjeçarja godet policen
Jetmir Llanaj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 16-vjeçare ka tentuar të lëndoj veten në gjendje të rënduar emocionale, pasi kërcënohen nga ish i dashuri i saj, i cili ndodhet në burg.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Llanaj, së bashku me një person ende të paidentifikuar, kanë përndjekur të miturën, e cila ka përjetuar një gjendje të rënduar psikologjike dhe është vetëdëmtuar lehtë me mjet prerës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se e mitura, teksa denonconte rastin, në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të dëmtojë veten me mjet prerës dhe ka dhunuar dhe punonjësen e policisë në ambientet e komisariatit Nr. 5 në Tiranë.

Mësohet se 46-vjeçari Jetmir Llanaj e ka përndjekur 16-vjeçaren në muajin korrik dhe më pas ka nisur ta përndjekë një shtetas tjetër. Ndërkohë, 16-vjeçarja ka shkuar bashkë me prindin dhe ka bërë denoncim në polici për të dyja rastet.

Llanaj aktualisht ndodhet në burg që prej 6 marsit, pasi u arrestua nga policia e Lezhës dhe akuzohet si pjesë e një grupi prej 5 personash që vendoste gjoba tek bizneset.

Sipas policisë, Llanaj përdorte 2 të mitur dhe 2 persona të tjerë që i dërgonte tek bizneset duke përcjellë mesazhet e tij të kërcënimeve për përfitim pasuror të padrejtë. Tashmë ai akuzohet nga policia se ka përndjekur edhe 16-vjeçaren.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet shtesë në Prokurori për shtetasin J.  Ll. (aktualisht në IEVP), si dhe referuan materialet në Prokurori për një 16-vjeçare, pasi dyshohet se shtetasi J. Ll. dhe një shtetas tjetër kanë përndjekur të miturën, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar lehtë, me mjet prerës, si dhe ka goditur punonjësen e Policisë, kur po deklaronte për rastin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që dyshohet se ka përndjekur të miturën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

jetmir llanaj

Lini një Përgjigje