
Punonjësi i karburantit pranë të cilit u vranë dy të rinjtë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë. Ai tha se kur shkoi në punë në mëngjes pa karburantin e rrethuar si skenë krimi, ndërsa djemtë i përshkruan si të sjellshëm.
“Unë erdha në mëngjes, gjeta karburantin e rrethuar, si skenë krimi. Më thanë ka ndodhur në ngjarje. Njëri nga Manza por nuk rri këtu. Ishin çuna të sjellshëm.”, u shpreh punonjësi i karburantit.
Ndërsa një banor thotë se janë tronditur nga ngjarja e rëndë.
“Jo nuk dimë gjë. Na ka tronditur rëndë por ndodhi. Nuk di gjë. E kam pasur kushëri”, thotë një tjetër banor.
Sipas burimeve, njëri prej viktimave me një tjetër person kanë shkuar në ambientet e një lokali ku i kanë kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bëjë kafe. Ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.
Konflikti ka nisur pasi një person që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin e një prej viktimave dhe kamerierit. Kaq ka mjaftuar që të nisë konflikti, që degradoi në përdorimin e armës.
Mësohet se kamarieri nuk është viktimë dhe as i plagosur në konflikt.
Viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Lini një Përgjigje