TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Tetor 2025, 09:40

“Është i fikur ekspresi në këtë orë”/ Vrasja në Manëz, publikohet foto kush është 23-vjeçari që humbi jetën

Shkruar nga Pamfleti
“Është i fikur ekspresi në këtë orë”/
Vrasja në Manëz

Aranit Kurti, 23 vjeç dhe Flori Paluçi 33 vjeç mbetën të vrarë me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur në Manëz të Durrësit rreth orës 01:45.

Konflikti ka nisur për një kafe dhe gjatë debatit Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri Aranit Kurtin. Pas këtij veprimi 21-vjeçari Daniel Pepa ka vrarë me armë Flori Paluçin.

Kushëriri i Daniel Pepës është kamarier në lokalin ku ka ndodhur ngjarja. Është futur në lokal Flori Paluçi dhe ka kërkuar kafe, ndërkohë në atë orar ka qenë ekspresi i fikur dhe është konfliktuar me kamarierin Alteo Pepa, se pse nuk e ndizte ekspresin për t'i bërë kafe.

Ndërkohë ka ndërhyrë Aranit Kurti, shoku i Daniel Pepës, duke qenë se ishte kushëriri i shokut.

Aty pastaj Flori Paluçi ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas ka ardhur Daniel Pepa dhe ka vrarë Flori Paluçin.

“Është i fikur ekspresi në këtë orë”/
Në foto viktima Aranit Kurti

Tre të rinjtë e përfshirë në konflikt kishin njohje të mëparshme, madje të tre shpesh e frekuentonin lokalin ku ndodhi ngjarja.

Shërbimet e Policisë kanë njoftuar se po kryejnë kontrolle intensive në zonë për kapjen e të dyshuarit me inicialet Daniel Pepa, i cili është shpallur në kërkim.

Ata kanë arritur të sekuestrojnë vetëm njërën nga armët e përdorura.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, po vijon punën në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar çdo person tjetër të mundshëm të përfshirë dhe për të administruar provat që do të çojnë në dokumentimin ligjor të rastit.

 

vrasja në manëz

Lini një Përgjigje