TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Qershor 2023, 22:38

Atentati ndaj ish prokurorit Ndoji, Artan Hoxha: Prokuroria të hetojë historinë e pronave te Gjiri i Lalzit

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj ish prokurorit Ndoji,  Artan Hoxha: Prokuroria të hetojë

Gazetari Artan Hoxha ka folur për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilajt, të cilët akuzohen për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos (Rrumi), ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

Në një intervistë për emisionin "Të Paekspozuarit" Hoxha tha se ngjarja nuk duhet parë si një episod i shkëputur, por si një zinxhir ngjarjesh, pasi në këtë mënyrë do të shihet se ngjarja vazhdon, në të kundër sipas tij hetimet nuk do të arrijnë askund.

"Dënimet duken të ashpra por mbi provat, duken të drejta. Varet çfarë vendimi do të marrë gjykata. Më shqetëson që kjo histori po hetohet si episod i shkëputur në një seri ngjarjesh, apo po hetohet e gjithë historia. Nëse nuk hetohet e gjithë historia, do të vijojnë ngjarjet.

Prokurori Ndoji para se të goditej ka patur rast të ngjashëm. E përmendi kryeministri dhe zv.kryeministri ka qenë në sallën e gjyqit, në mbështetje të drejtorit të hipotekës që e kishte hetuar ky prokuror dhe e akuzoi për lidhje me grupe kriminale.

Nëse kjo seri ngjarjesh dhe atentatesh, që kulmojnë me historinë e pronave në Gjirin e Lalëzit nuk hetohet e plotë….Ai shoferi, në emër të tij ka patur 22 mijë metra katrorë. Nëse nuk hetohet e plotë, nuk na çon askund. Nëse hetohet vetëm një episod, do të kemi përsëritje të ngjarjeve", deklaroi Hoxha.

artan hoxha rraja ndoji

Lini një Përgjigje