
47-vjeçari akuzohet nga GjKKO-ja se rreth 1 vit më parë, në Vlorë, kishte organizuar vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë).
Një 47-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia spanjolle, pasi akuzohet se kishte organizuar vrasjen e dy personave një vit më parë, ngjarje e cila u parandalua.
Në prangat e policisë së Spanjës ka rënë Leonard Luzi për të cilin Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.
47-vjeçari akuzohet nga GjKKO-ja se rreth 1 vit më parë, në Vlorë, kishte organizuar vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë).
Luzi dyshohet se kishte udhëtuar drejt Spanjës për të kryer vrasjen e një tjetër shqiptari. Sipas mediave, ai është anëtar i një organizate kriminale që ka kryer krime të rënda dhe roli i tij ishte rekrutimi dhe instruktimi i anëtarëve të organizatës për të kryer vrasje.
Arrestimi i tij erdhi si pasojë e një informacioni të mbërritur tek autoritetet spanjolle se anëtari i një organizatë të trafikut të drogës kishte udhëtuar drejt Spanjës për të kryer vrasjen e një shqiptari.
Sipas informacionit, ai kishte lidhje direkte me financuesit dhe do transmetonte urdhërin për kryerjen e vrasjes njëkohësisht me kryerjen e pagesës. Pas hetimeve u arrit lokalizimi i tij në ishullin luksoz të Ibizas ku u vu dhe në pranga.
"Si rezultat i operacionit të koduar “Rekrutuesi”, arrestohet në Spanjë, një 47-vjeçar që akuzohet nga GjKKO-ja se rreth 1 vit më parë, në Vlorë, kishte organizuar vrasjen e 2 shtetasve (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë). Në bazë të informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të menjëhershëm të tij, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje, u finalizua operacioni policor i koduar “Rekrutuesi”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në Spanjë, shtetasi Leonard Luzi, 47 vjeç, i lindur në Vlorë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 05.02.2024, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, në bashkëpunim me të tjerë, kishte organizuar vrasjen e shtetasve E. M. dhe I. H.. Ky krim u parandalua nga Policia, pasi u arrestua shtetasi A. N., i cili dyshohet se i paguar prej shtetasit L. L., do të kryente vrasjet. Shtetasit A. N., në momentin e arrestimit, iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e shtetasit L. L., në Shqipëri", thuhet në njoftim.
Kush është Inez Hajrulla:
Inez Hajrulla i njohur si i forti i Vlorës dyshohet se ishte shënjestra e grupit kriminal prej tre personash që u godit nga policia dhe prokuroria, pasi po siguronin kushtet për kryerjen e vrasjes së tij verën e 2023.
Emri i Inez Hajrullës është mjaft i njohur për shkak se ka qenë shpesh shënjestër e atentateve në Vlorë, ndërsa u ka shpëtuar më herët dy tentativave të tjera për ta vrarë, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019.
Kujtojmë se SPAK ka zbardhur atentatin ndaj Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla në gusht të 2023. Atentati u parandalua falë ndërhyrjes në kohë të policisë, ku arrestoi në flagrancë autorin Amarildo Nikolli dhe bashkëpunëtorët e tij.
Sipas SPAK, atentati ndaj Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, “është porositur për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit”, ndërsa për këtë atentat “është paguar Leonard Luzi (Zejno, Sejno), nga persona ende të paidentifikuar”.
SPAK sqaroi edhe skemën e organizmit të atentatit, ku Leonard Luzi, kishte krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori, si dhe Muharem Koroveshi dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit.
“Të pandehurit Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, kanë sjellë armët në banesën e të pandehurit Amarildo Nikolli në Vlorë, kanë ndihmuar në terren me gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin Amarildo Nikolli, në largimin nga vendi i ngjarjes (pas kryerjes së vrasjes)”, thuhej në njoftimin e SPAK.
Vrasja e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla u parandalua, pasi në datën 07.08.2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, në qytetin e Vlorës, gjatë kontrollit fizik kryer ndaj të pandehurit Amarildo Nikolli, nga shërbimet e policisë të Sektorit “Fast Albania”, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.
“Ka rezultuar se ditën e arrestimit të tij, i pandehuri Amarildo Nikolli, kishte dalë pikërisht për të finalizuar krimin e porositur prej të pandehurit Leonard Luzi”, tha SPAK.
Pas zbardhjes së ngjarjes, SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të pandehurit Leonard Luzi ( Zejno, Sejno), Amarildo Nikolli (Xhanej), Muharem Koroveshi (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejno, të akuzuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Ky atentat u krye me lëndë eksplozive në automjetin e tij, ku humbi një këmbë. Atentati ndodhi një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës. Hajrulla dyshohet se është pjesë e grupit të Harizajt. 26- vjeçari at’here është djali i një biznesmeni të njohur në qytetin bregdetar dhe njihet si person me rrezikshmëri.
I riu është dënuar dy herë. Në shkurt 2018, Hajrulla ka marrë një dënim me 2 vite heqje lirie për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Dënimi kishte lidhje pikërisht me armën që iu gjet gjatë atentatit me eksploziv, të ndodhur në nëntor të 2017, por ky dënim u pezullua duke e lënë të riun në shërbim prove. Gjithashtu, në fund të vitit u dënua me 8 muaj për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Inez Hajrulla është person i marrë në hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë, në korrik 2017. Përfshirja e tij në këtë çështje erdhi pasi një nga dëshmitarët, që është personi i fundit që ka takuar 25-vjeçarin Troqe, ka deklaruar për hetuesit se Elvisi ishte larguar nga lokali ku po qëndronin, duke i thënë se do të takonte një shok me emrin Ini, që dyshohet se i referohet pikërisht Inez Hajrullës, pasi në Vlorë njihet si “Ini i Çones”. Përveç zhdukjes së 25-vjeçarit, Hajrulla dyshohet se është përshirë dhe në ngjarje të tjera kriminale, të cilat janë ende të pazbardhura.
Sipas prokurorisë së Vlorës Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në një kafene në kompleksin “Oslo” në zonën e Lungomares, në shoqërinë e dy personave të tjerë, kur papritur nga dy makina janë lëshuar breshëri automatiku.
Qitësit me sa duket kanë qenë amatorë, pasi asnjë nga plumbat nuk ka kapur objektivin, por është plagosur krejt rastësisht një punonjës i bashkisë së Vlorës i quajtur Dajko Cenodemaj, 58 vjeç, i cili po pinte kafe me tre miq të tij.
Autorët u larguan duke i djegur dy makinat në zonës e Babicës, njëra prej të cilëve Land Rover, që nga hetimet rezultoi të ishte me targa të vjedhura ku dhe janë sekuestruar dy automatikë të djegur.
Lini një Përgjigje