TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2024, 16:38

Sërish prag tragjedie në Shkodër, nëna me 4 fëmijët tenton të hidhet në Bunë

Shkruar nga Pamfleti

Sërish prag tragjedie në Shkodër, nëna me 4

Bëhet fjalë për një vajzë 27 vjeç, ndërsa fëmijtë janë  të moshave 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

Një tjetër akt tragjik është tentuar në qytetin e Shkodrës, pas atij të pak muajve më parë ku nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumë dhe ndërruan jetë.

Mësohet se një grua ka tetuar të njëjtin akt bashkë me 4 fëmijët e saj, por është ndalur në kohë nga policia. Bëhet fjalë për një vajzë 27 vjeç, ndërsa fëmijtë janë  të moshave 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

"Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit", njofton policia.

Sipas burimeve, 27-vjeçarja prej disa kohësh është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ishte shpërngulur tek prindërit. Ndërkohë që kohët e fundit, gjendja e saj psikologjike ishte rënduar, çka ishte vënë re edhe nga familjarët e saj.

Sipas burimeve, 27-vjeçarja pak  minuta se të ndërmerrte tentativë e vetëmbytjes, ka komunikuar me një nga familjarët e saj dhe këta të fundit kanë lajmëruar efektivët e policisë të cilët në kohë rekord kanë mbërritur pranë vendit ku ishte pozicionuar 27-vjeçarja dhe 4 të vegjlit e saj.

E reja dukej në gjendje të rënduar psikologjike, teksa është marrë dhe është shoqëruar në komisariat nga patrulla e cila i erdhi në ndihmë dhe parandaloj ngjarjen.

Alma Arrazi, së bashku me 3 fëmijët e saj mbrëmjen e 2 Majit 2024, u hodhën në lumin Buna duke gjetur vdekjen. Prokuroria zbuloi se ajo nuk u hidh nga ura, por shkoi poshtë saj teksa ende është mister se si arriti të hedhe 3 fëmijët në ujë.

Sa i takon hetimeve të deritanishme për tragjedinë qe ka tronditur opinionin publik, ku nëna mbyti të vegjlit e saj e më pas veten dyshimet janë tek bashkëshorti i cili mbahet në paraburgim me akuzën “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Lini një Përgjigje