TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2024, 18:47

Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, dorëzohet njëri nga autorët!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, dorëzohet njëri nga

Pas zbulimit të identitet të 4 autorëve të cilët dhunuan avokatin Soklo Mëngjesi, njëri prej tyre, Dorian Alia është dorëzuar në polici.

Lajmi u bë i ditur nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Toni Vocaj i cili tha se njëri prej autorëve po shoqërohet nga polica në komisariat.

Gjithashtu, Vocaj bëri të ditur se për 3 autorët e tjerë të cilët kanë qenë të përfshirë në ngjarje është vënë një shpërblim me vlerë 20 mijë euro për këdo që jep informacion për vendndodhjen e tyre.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut ku avokati sapo kishte çuar fëmijën. Agresorët i zunë pritë, teksa Sokol mëngjesi po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë në kokë duke e lënë pa ndjenja.

Pasi e quajtën misionin e tyre të kryer dhunuesit u larguan në këmbë nëpër rrugica ku i priste një automjet. Ndërsa avokati u transportua me urgjencë drejt spitalit.

Prej orës 08:30 avokati ndodhet në reanimacion, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve. Atij iu bë skaneri, ku u evidentuan dy hematoma në kokë për të cilat do të pritet për 48 orë për të parë parametrat shëndetësorë të tij.

Lini një Përgjigje