TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2024, 16:51

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, policia shoqëron dy persona!

Shkruar nga Pamfleti

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, policia shoqëron dy persona!

Dy persona janë shoqëruar në policinë  e Tiranës si të dyshuar për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Njëri prej të shoqëruarve, dyshohet se është vëllai i njërit prej autorëve. 

Kujtojmë se ishin tre persona që e sulmuan avokatin Mëngjesi, ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pak çaste pasi la djalin në çerdhe.

Ata e kanë qëlluar me sende të forta si doreza metalike dhe shufra hekuri duke i shkaktuar dëmtime serioze në kokë.

Sakaq, mësohet se avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha është në gjendje kritike shëndetësore dhe ndodhet në intubim.

Lini një Përgjigje