TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2024, 17:27

Tragjike në Itali/ Tre oficerë humbin jetën gjatë stërvitjes, bien nga lartësia

Shkruar nga Pamfleti

Tragjike në Itali/ Tre oficerë humbin jetën gjatë
Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Val Masiono, në provincën e Sondrios në Itali.

Tre karabinierë kanë humbur jetën, ndërsa po kryenin stërvitje në lartësi.

Viktimat janë të moshës 32 vjeç, 25 vjeç dhe 22 vjeç.

Karabinierët kanë rënë në greminë, ndërsa po bënin ngjitje me litar në lartësi, e cila ka rezultuar në pasoja fatale për jetën.

“Ata po kryenin një stërvitje me dy ekipe. Gjatë ngjitjes, një nga ekipet është rrëzuar. Njëri i përkiste Shkollës Alpine të stacionit Guardia di Finanza (Sagf) në Sondrio, ndërsa dy asaj të Madesino. Në vendngjarje përveç karabinierëve, edhe magjistrati në detyrë i Prokurorisë së Sondrio, Piero Basilone. Të pranishëm kanë qenë edhe ekipet e shpëtimit që kanë marrë kërkesën për ndihmë rreth orës 13:00 dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave”, njoftuan autoritetet italiane.

itali karabinieret aksident

Lini një Përgjigje