TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2023, 16:56

I mori flakë dysheku dhe u asfiksua nga tymi, humb jetën 66-vjeçari në Finiq

Shkruar nga Pamfleti

I mori flakë dysheku dhe u asfiksua nga tymi, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qesarat bashkia Finiq, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Burime për mediat bëjnë me dije se vitkima është identifikuar si shtetasi Mihal Foto.

65-vjeçari i cili ka edhe patur probleme me shendetin mendor, ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm. Mihal Foto është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm nga një fqinje e cila kujdesej për të.

Dyshohet se në mesnatë i ka rënë zjarr dhe i ka djegur dyshekun e krevatit dhe nga tymi në banese ai është asfiksuar.

Në vendin e ngjarjes ndoshet grupi hetimor dhe po kryen veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

"Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Qesarat, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi M. F., 66 vjeç, i cili dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

dyshek flake asfiskim tym finiq

Lini një Përgjigje