TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2023, 12:23

Sherr me sende të forta në Elbasan në një lokal, tre persona përfundojnë në spital; dy të rrinj arrestohen

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me sende të forta në Elbasan në një lokal, tre persona

Një sherr ka ndodhur në ambientet e një lokali në fshatin Labinot-Fushë, të Elbasanit.

Gjatë konfliktit disa shtetas kanë përdorur sende të forta dhe mjete prerëse, ku për pasojë janë dëmtuar dy persona, M.K dhe F.K, të cilët pasi morën mjekim, dolën nga spitali, ndërsa shtetasi Xh.M ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në pranga si nxitës të konfliktit janë vënë Xh. M., 28 vjeç për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

M. K, 24 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

F. K, 47 vjeç, A. Z. 44 vjeç, E. B., 24 vjeç, A. M., 56 vjeç, dhe A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 mjet prerës dhe 3 celularë.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan sherr me sende të forta

Lini një Përgjigje