TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Tetor 2023, 17:33

Policia britanike publikon listën e 12 kriminelëve më të rrezikshëm të Londrës, mes tyre edhe një shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Policia britanike publikon listën e 12 kriminelëve më të

Policia britanike ka publikuar foton me emrat e 12 kriminelëve më të rrezikshëm të Londrës, mes tyre gjendet edhe një shqiptar.

Shqiptari Ron Domi, është në listën e më të kërkuarve nga policia londineze, ai akuzohet për përdhunim.

Policia britanike publikon listën e 12 kriminelëve më të

Ngjarja ka ndodhur të dielën e 23 tetorit të vitit të kaluar, në zonën e Lutonit në Londër.

Oficerët e policisë besojnë se njerëzit mund ta kenë parë sulmuesin dhe viktimën e tij në zonën Bramingham Ëoods të qytetit midis orës 11:30 dhe 14:30.

Mediat britanike dyshojnë se Domi mund të jetë fshehur në   Edmonton ose në zona të Londres Veriore, por edhe në Shqipëri.

Policia londineze u bën thirrje veçanërisht komunitetit shqiptar që të japë informacion mbi vendndodhjen e Domit.

ron domi policia britanike

Lini një Përgjigje