TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Nëntor 2023, 09:36

I kërkuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 48-vjeçari në Berat

Shkruar nga Pamfleti

I kërkuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet

Andrea Ajsallari, është arrestuar nga policia e Beratit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për kanosje dhe për shfrytëzim për prostitucion

48-vjeçari banues në Skrapar, pritet që të ekstradohet drejt Italisë.

Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kanosja" dhe "Shfrytëzimi për prostitucion", të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Lini një Përgjigje