TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Nëntor 2023, 18:34

U kapën në 'shtëpi bari', arrestohen dy shqiptarët në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kapën në 'shtëpi bari', arrestohen dy shqiptarët

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën në një ‘shtëpi bari’ në Itali.

Gjatë patrullimit të zakonshëm të territorit, autoritetet italiane ndaluan për kontroll një makinë me dy persona në bord, nga pjesa e brendshme e së cilës vinte era kanabis.

Menjëherë ka nisur kontrolli në shtëpinë e tyre, një vilë në Sacrofano, brenda së cilës ishte ngritur një laborator për kultivimin e kanabisit, i pajisur me sisteme të sofistikuara ajrimi, vaditjeje dhe ndriçimi, instrumente të ndryshme (transformatorë, llamba, ventilatorë, filtra ajri dhe aspiratorët).

Brenda banesës u gjetën 450 bimë marijuanë dhe 250 kubikë të gatshme për mbjellje.

Prokuroria Publike e Tivolit kërkoi mbajtjen në burg të të arrestuarve, kërkesë që u aprovua nga Gjykata duke i lënë kështu në burg dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk dihet.

dy shqiptare itali shtepi bari

Lini një Përgjigje