TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Nëntor 2023, 11:33

Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy persona në Mirditë; sekuestrohen armë dhe para

Shkruar nga Pamfleti

Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy persona në Mirditë;

Një 49-vjeçar dhe një 22-vjeçar janë arrestuar nga policia në Mirditë pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Gjatë kontrolleve ndaj 49-vjeçarit të identifikuar me inicialet A.Ll., policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa, armë të ftohta (2 thika), 1 radio marrëse-dhënëse, 1 armë gjahu, një sasi vlerë monetare në euro dhe lekë, të dyshuara të përftuara nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndës narkotike, si dhe automjete e aparate celularë.

Ndërsa, gjatë kontrolleve ndaj të riut 22-vjeçar të identifikuar me inicialet A.D., policia gjeti një sasi lënde narkotike kokainë, e cila po ashtu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve vjen në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

kokaine kanabis mirdite

Lini një Përgjigje