Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman.
Bëhet me dije se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal ku si pasojë ka humbur jetën shoferi 29 vjeç Elidon Kulla.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po kryen ekspertizën për të zbardhur detajet dhe shkaqet e këtij aksidenti.
Ndërkohë, më herët një tjetër aksident u shënua në autostradën Morinë-Milot, me një të vdekur dhe një të plagosur.
Lini një Përgjigje