TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Nëntor 2023, 10:05

Detaje të reja nga plagosja në Tiranë, autorët kishin ndjekur lëvizjet e 46-vjeçarit; pista që po hetohet 

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga plagosja në Tiranë, autorët kishin

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e mbrëmshme në Bathore të Kamzës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja, ndërsa i plagosuri 46-vjeçar Agim Hida ka marrë dy plumba në këmbë.

Mësohet se ky i fundit ka qenë duke pirë kafe në lokalin ku edhe ndodhi ngjarja ku dy autorët që lëviznin me motor kanë ndaluar ndërsa njëri prej tyre i është afruar afër dhe e ka qëlluar në këmbë.

Autorët dyshohet se e njihnin Agim Hidën dhe e kanë pasur objektivin e qartë pasi dinin edhe lëvizjet e tij, por edhe lokalin ku Hida e frekuentonte shpesh.

Identifikimi i autorëve rezulton të jetë i vështirë për grupin hetimor për shkak se ata kanë qenë të dy të maskuar ku njëri kishte rolin e qitësit dhe tjetri shofer i motorit që më pas përdorën për tu larguar.

Mësohet se vëllai i të plagosurit Agim Hida, vite më parë akuzohej se ka vrarë një person në zonën e Yzberishtit.

Ndërkohë i plagosuri ende nuk ka dhënë një dëshmi lidhur me ngjarjen që mund të ndihmonte grupin hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje.

plagosja në tiranë

Lini një Përgjigje