TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Nëntor 2023, 19:55

Atentat në zonën e Bathores, dy persona qëllojnë me armë zjarri ndaj 46-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Atentat në zonën e Bathores, dy persona qëllojnë me

Një person ka rënë pre e një sulmi me armë sot në zonën e Bathores në Tiranë. Sipas informacioneve, dy persona me motor kanë qëlluar në drejtim të një 46-vjeçari, i cili fatmirësisht ka marrë vetëm një plumb në këmbë dhe ka mbetur i plagosur.

Autorët kanë hapur zjarr dhe më pas janë larguar. Sipas informacioneve, i plagosur ka mbetur Agim Hida, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kqyr zonën për kapjen e autorëve. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe po hetohet nëse kemi të bëjmë me një atentat të mirëmenduar.

"Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Lini një Përgjigje