TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Nëntor 2023, 09:45

Bashkëpunoi me babë e bir për të transportuar drogën me kamion drejt Malit të Zi, arrestohet 55-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Bashkëpunoi me babë e bir për të transportuar drogën me

Emiljano Burba, 55-vjeç është vënë në pranga të policisë së Shkodrës, pasi ka tentuar që të trafikojë 300 kg kanabis në drejtim të Malit të Zi.

Burba akuzohet se bashkëpunoi me 2 shtetas të tjerë, për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa që u sekuestrua në doganën e Malit të Zi.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 17 shtator ku dy persona babë e bir, u arrestuan pasi  u kapën gjatë tentativës për të trafikuar drogën.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

"Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Policinë malazeze, më datë 17.09.2023, u vunë në pranga 2 shtetasit (babë e bir) të cilët e transportonin drogën, me një kamion të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta që kishin destinacion Austrinë.

Në vijim të hetimeve të thelluara, të ndjekura në koordinim me Policinë e Malit të Zi dhe në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, ndaluan shtetasin E. B., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 55-vjeçari i ndaluar nga Policia, në Sarandë, ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e arrestuar I. O. dhe K. O. (babë e bir), gjatë tentativës për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa që u sekuestruan më datë 17.09.2023, në doganën e Malit të Zi.

Vijojnë hetimet për të zbardhur këtë veprimtari kriminale, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë shtetasit e implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionittë Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme."-thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje