
Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Vlorë, pasi lëvizte më armë pa leje me vete.
Ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjet kallashnikov, pushkë dhe municion luftarak.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike 2”, u arrestua Eduart Merka.
Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 kallashnikov, 1 pushkë, 1 ndezës granate, një sasi fishekësh luftarak, 2 thika dhe 4 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje