Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Morinë-Milot ditën e sotme. Sipas policisë, makina është përplasur me bordurat e rrugës dhe ëpr pasojë ka vdekur drjtueis i saj, ndëkrohë q ëka mbetur i plagosur pasagjeri që ndodhej në mjet.
“Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.
Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje