TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Nëntor 2023, 14:53

Shpërthim në një karburant në Tiranë, dy persona të plagosur (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim në një karburant në Tiranë, dy persona
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim ka ndodhur në një pikë karburanti në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhyl”. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar 2 persona.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në momentin që një autobot ishte duke bërë shkarkimin e benzinës. Për shkaqe ende të paqarta ka ndodhur shpërthimi dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar shoferi i autobotit dhe menaxheri i karburantit.

Ata janë dërguar në spital dhe po marrin kujdes shëndetësor. Në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja për neutralizimin e flakëve.

Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Si pasojë e shpërthimit, autoboti ka përfunduar te shkallët e një biznesi tjetër aty pranë, i cili ndodhet në një kat nëntokësor. Policia ka rrethuar karburantin dhe po kryen hetime mbi shkaqet e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se nuk janë respektuar kushtet e sigurisë.

Shpërthim në një karburant në Tiranë, dy persona

Shpërthim në një karburant në Tiranë, dy persona

Shpërthim në një karburant në Tiranë, dy persona

Lini një Përgjigje