TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Nëntor 2023, 19:50

Aksident i rëndë në Sarandë, makina përplaset me motorin; humb jetën drejtuesi

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Sarandë, makina përplaset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë ku një makinë është përplasur me një motor në aksin rrugor Çukë-Fanar.

Mësohet se 51-vjeçari ka humbur kontrollin e automjetit tip “Hyundai” dhe më pas është përplasur me një momotomjet. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

"Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar, një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin 51 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikur, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

aksident sarande

Lini një Përgjigje