TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2025, 15:05

I ikën gruaja nga shtëpia, 49-vjeçari kërkon ndihmën e policisë

Shkruar nga Pamfleti

I ikën gruaja nga shtëpia, 49-vjeçari kërkon ndihmën

I ikën gruaja nga shtëpia, 49-vjeçari kërkon ndihmën e policisë për ta gjetur. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa nuk dihet dinamika e largimit të 34-vjeçares dhe shkaqet, teksa policia u tregua e rezervuar për detajet.

“Shtetasi N. N., 49 vjeç, kallëzoi se më datë 26 maj ishte larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. N.(R.), 34 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje”, konfirmon policia e kryeqytetit në njoftimin zyrtar për këtë rast.

Policia bëri të ditur se “materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”.

 

Lini një Përgjigje