
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të automjetit që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një armë të ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një armë sportive dhe një sasi fishekësh. Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
"Posedonte armë dhe lëndë narkotike, në automjet dhe në banesë, arrestohet 28-vjeçari.
Sekuestrohen 1 armë sportive dhe 1 armë e ftohtë, si dhe sasi Cannabisi dhe fishekësh.
Si rezultat i kontrolleve sistematike, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 28 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 1 armë sportive dhe një sasi fishekësh", njofton policia.
Lini një Përgjigje