TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2024, 22:22

I grisi rrobat dhe e rrahu"/ Tentoi të pērdhunojē pastruesen e shtëpisë, arrestohet shqiptari në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

I grisi rrobat dhe e rrahu"/ Tentoi të pērdhunojē pastruesen e

Një 53-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë greke i akuzuar për veprat penale “tentativë përdhunimi” dhe “plagosje e lehtë”.

Sipas mediave vendase bëhet fjalë për shqiptarin Përparim Haxhiraj.

Ngjarja ka ndodhur dje (18 maj) rreth orës 18.00 në banesën e të dyshuarit në rrugën “Kalirois”, raporton Protothema.

Mediat greke bëjnë me dije se gruaja ka shkuar në banesën e shqiptarit për të punuar si pastruese, po ky i fundit ka tentuar të abuzojë seksualisht me të.

Ai ka sulmuar 53-vjeçaren, i ka grisur rrobat, e ka rrahur dhe ka tentuar ta përdhunonte. Gruaja ka arritur t’i shpëtojë autorit dhe pasi është mbyllur në një dhomë të banesës menjëherë ka telefonuar policinë për të denoncuar ngjarjen.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilat vunë në pranga 53 vjeçarin shqiptar, ndërkohë që kanë transportuar në spital shtetasen greke.

 

pastruese shtepi greqi shqiptar perdhunim

Lini një Përgjigje