TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2024, 21:12

I dënuar me 14 vite burg në shtetin fqinjë, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Greqi!

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 14 vite burg në shtetin fqinjë, arrestohet shqiptari

Një 45 vjeçar shqiptar i cili ishte në kërkim që prej vitit 2011 pasi ishte arratisur nga burgu i Malandrinos, është arrestuar të shtunën nga autoritetet greke.

Sipas mediave greke, 45-vjeçari u arrestua pas një operacioni të kryer nga Departamenti i Kërkimeve në Drejtorinë e Sigurisë Atikë, pas një hetimi dhe vlerësimi të informacionit.

Shqiptari mbante dokumente me të dhëna identifikimi të ndryshme por gjurmët e gishtave konfirmonim se ai është i kërkuari.

45-vjeçari kishte dy dënime në pritje me 14 vite burg dhe tre urdhër-arreste për anëtarësim në një organizatë kriminale me bashkëkombës të tij, të cilët kryenin grabitje, vjedhje të rënda në zona të ndryshme të Atikës dhe në një rast tentativë vrasje në kontekstin e një grabitjeje.

shqiptari greqi

Lini një Përgjigje