
Një 64-vjeçar, i identifikuar si Pëllumb Braçe, i dënuar me 15 vjet burgim është arrestuar këtë të premte pasi akuzohet për mashtrim.
64-vjeçari është dënuar me 15 vite burg, pasi ka mashtruar për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro.
Autoritetet thonë se bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, 64-vjeçari është kapur në Kapshticë, në hyrje, dhe është vënë në pranga.
Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, sepse në vitin 2010, ka përvetësuar me anë të mashtrimit, një shumë të konsiderueshme parash.
"Vijon megaoperacioni kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar. I dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, kapet dhe vihet në pranga 64-vjeçari.
Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është kapur në Kapshticë, në hyrje, dhe është vënë në pranga shtetasi Pëllumb Braçe, 64 vjeç.
Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, sepse në vitin 2010, ka përvetësuar me anë të mashtrimit, një shumë të konsiderueshme parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje