TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Qershor 2025, 14:20

I akuzuar për vrasje e grabitje, kush është Dashnor Dumani, vëllai i killerit me pagesë që do të ekstradohet nga Dubai

Shkruar nga Pamfleti
I akuzuar për vrasje e grabitje, kush është Dashnor Dumani,
Nuredin Dumani dhe Dashnor Dumani

Është publikuar fotoja e Dashnor Dumanit, vëllait të vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.

Dashnor Dumani pritet të ekstradohet sot drejt Shqipërisë, ndërsa ndaj tij rëndojnë disa akuza.

Vëllai i vrasësit me pagesë, i dyshuar si pjesëtar i organizatave kriminale, është dënuar nga GjKKO-ja i dënuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa akuzohet për vrasje dhe për vjedhje me armë.

I akuzuar për vrasje e grabitje, kush është Dashnor Dumani,
Dashnor Dumani

Gjithashtu është publikuar edhe fotoja e dy vëllezërve Dumani të realizuar në vitin 2010 teksa mbajnë në dorë tufa me para.

I akuzuar për vrasje e grabitje, kush është Dashnor Dumani,
Nuredin & Dashnor Dumani (Vëllezër)

Ndërkohë pritet të ekstradohet sot edhe Artemis Stafa, i cili dyshohet se pastronte paratë e vëllezërve Çopja.

“Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

-D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;

-A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan”, njofton policia.

vrasje e grabitje dashnor dumani vëllai i killerit me pagesë dubai

Lini një Përgjigje