TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Qershor 2025, 13:39

“Rrahu me grushte babanë e Laertit”, Tafani zbardh atentatin ndaj Kujtim Metës: Isha i maskuar, e qëllova deri sa më mbaruan fishekët

Shkruar nga Pamfleti

“Rrahu me grushte babanë e Laertit”, Tafani zbardh atentatin

Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë, ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse përpara togave të zeza të Gjykatës së Posaçme, duke zbuluar detaje rreth atentatit ndaj Kujtim Metës.

Sipas rrëfimit të Tafanit, babai i Laert Haxhiut, kishte pasur një konflikt fizik me Metën.

“E kishte rrahur me grushte babanë e Laertit dhe donin ta vrisnin me thikë, për të mos u zbuluar”, tha Tafani, duke treguar se planifikimi kishte nisur me bashkëpunimin e një rrethi të gjerë personash.

Ai përmendi Dorian Shurdhin, mik i Laert Haxhiut nga Belgjika, i cili fillimisht e kundërshtoi vrasjen duke thënë: “Do na kalbë në burg”. Por më pas atentati u realizua në një lokal, ku Tafani qëlloi tetë herë me një armë të llojit Zastava.

Pas atentatit, Tafani tregoi se u largua në këmbë, kaloi shinat e trenit dhe u mor me makinë. Rruga e arratisë kaloi përmes Çermës dhe më tej drejt Tiranës. Ata nuk ndaluan kur u sinjalizuan nga një patrullë policie. Ndërkohë, armët u hodhën në të njëjtin vend ku ishte hedhur edhe arma e përdorur në vrasjen e Albi Bashaliut.

Tafani u shpreh se ishte i maskuar me kapuç, një xhup të madh dhe një maskë COVID-i gjatë atentatit, duke tentuar të shmangte identifikimin.

Dëshmia e tij është pjesë e një sërë rrëfimesh që po zbardhin rrjetin kriminal dhe urdhëruesit e vrasjeve që kanë tronditur opinionin publik.

Pjesë nga rrëfimi:

Artan Tafani: E kishte hapur si muhabet babai i Laertit. Edhe tha ta vrisnim. E kishte rrahur me grushte babin e Laertit. Kërkonte ta vriste me thikë se po të ishte me plumb, do kuptohej që e kishte bërë Laerti.

Kishte ardhur Dorian Shurdhi, një i njohur jonë, shoku i Laertit nga Belgjika. Doriani ruante makinën dhe komunikonte me Laertin. Laerti e kishte bërë planin, do veja unë ta godisja.

Do vinte Lulzimi me makinë nga Tirana, te Palma Nova, që të bënim punën e të niseshim për Tiranë. Por nuk e bëmë dot. S’e bëmë se nuk donte Dorian Shurdhi. Doriani e dinte që i shkonin direkt te shtëpia. E shante Laertin, Doriani. Thoshte do na kalbë në burg.  E provuam prapë.

Kishim armë zastava që na e kishte dhënë Bledar Berberi për të vrarë Albi Bashaliun.  Kujtimi, viktima ishte ulur në një lokal, ngjitur me banakun përballë. Qëllova me armë drejt tij. Sapo godas unë, ky hidhet nga karrigia.

Pastaj e qëllova prapë. 8 fishekë që kisha, i qëllova. Ky duke ikur nëpër çimento, unë e qëlloja, sa më mbaruan fishekët. E gjuajta dhe nga mbrapa. Mbaruan fishekët, ika unë. U mundova ta shënjestroj. Mesa dëgjova në lajme e kishte kapur në bark. Ika që aty, kaloi shinat e trenit në këmbë. Aty mbrapa më priste Lulzimi.

GJKKO: Ishe i maskuar?

Tafani: Kisha maskë covidi, kapuç dhe një xhup të madh. Dalim në autostradë kryesore, ndaluam në Çermë, na bëri me shenjë një patrullë. Nuk ndaluam neve. Gjatë rrugës, unë isha mbrapa, Lulzimi në timon. Kalojmë Kavajën. Unë po flisja me Laertin, donte të dinte detajet. Po e pyesja se ku të hedhim armët. Më tha hidhini rrugës ku të mundeni, qëlloi që i hodha tek i njëjti vend ku kisha hedhur të Albi Bashaliut.

Lini një Përgjigje