
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani vijon dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme duke rrëfyer krimet e kryera.
Me dëshmitë dhe i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, Tafani zbardhi disa ngjarje kriminale të kryera nga grupi që drejtohej nga Laert Haxhiu.
Në seancën e kësaj të mërkure, Tafani ka treguar përgatitjen dhe realizmin e planit për vrasjen e Albi Bashaliut. Ai theksoi se për ekzekutiminin e tij kishin përdorur dy makina.
“Për vrasjen përdorëm dy makina. Një audi të bardhë dhe një mercedez benz. Makinën mercedez benz e lamë tek një dyqan që shiste lule në autostradë. Në Gjocaj ku kishte edhe banesën viktima, shkuam me audin e bardhë. Pas vrasjes, shkuam me makinën e viktimës tek makina tip benz dhe ikëm për në Tiranë. Makinën e viktimës e dogjëm, ndërsa gjatë rrugës çmontova edhe armën”, tha ai.
Ai pohoi se ndaj Bashaliut ka qëlluar gjashtë herë me një pistoletë tip TT, të cilën e kishte blerë një milion lekë të vjetra te Bledar Berberi. Sipas tij, Bashaliun e kanë prekur dy plumba në gjoks dhe katër të tjerë në pjesën e kurrizit.
“Për vrasjen blemë një pistolete tip tt 1 milion lekë tek Bledar Berberi. Kishim dhe një armë tjetër me fishekë shumë te vegjël që nuk u përdor në vrasje. Fishekët e tt i mbaruam, ne momentin që doli pronari i lokalit nxora këtë armën e vogël thjesht për ta trembur. Ne drejtim të Bashaliut qëllova 6 herë. Mbaj mend që 2 herë e qëllova në gjoks dhe 4 herë në kurriz”, tha Tafani.
Lini një Përgjigje