TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Qershor 2025, 11:11

E rëndë në Elbasan! U denoncua i zhdukur, gjendet i pajetë trupi i 6-vjeçarit buzë lumit Shkumbin

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Elbasan! U denoncua i zhdukur, gjendet i pajetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 6-vjeçar është gjetur i pajetë buzë lumit Shkumbin.

Sipas policisë, shtetasja me iniciale D. A, rreth orës 19:50 të pasditës së djeshme (10 Maj) kishte denoncuar se nipi i saj kishte humbur.

Pas nisjes së kërkimeve nga ana e policisë, trupi i pajetë i të miturit është gjetur buzë lumit Shkumbin në lagjen “Çezme”. Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të 6-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është mbytur në lumë.

“Rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, ka njoftuar shtetasja D. A. se prej 3 orësh, kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit”, njoftoi policia.

e rëndë në elbasan gjendet i pajetë 6 vjecari lumi shkumbin

Lini një Përgjigje