
Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të gatshme për shitje.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar 53-vjeçarin A. M., banues në Fier në lagjen “Liri Gero”, ndërsa po i shiste doza heroine.
Në kontrollin fizik dhe më pas në banesën e të arrestuarit, janë sekuestruar një sasi heroine e ndarë në doza, kanabis në formë çokollate, një peshore elektronike, një krehër pistolete, para të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, si dhe automjeti i përdorur për shpërndarje.
"Policia e Fierit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë, të koduar “Moment”, në kuadër të përpjekjeve për të goditur veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Operacioni u realizua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier, si rezultat i një hetimi të thelluar me metoda proaktive.
Në lagjen “Liri Gero”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 53-vjeçarin A. M., banues në Fier, teksa i shiste doza heroine shtetasit F. D., 37 vjeç, banues në Patos. Ky i fundit po procedohet penalisht në gjendje të lirë.
Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesën e të dyshuarit, Policia sekuestroi:
-një sasi heroine të ndarë në doza gati për shitje,
një sasi kanabisi në trajtë çokollate,
-një krehër pistolete,
-një peshore elektronike,
-një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal,
-automjetin e përdorur për shpërndarje.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme ligjore", njofton policia.
Lini një Përgjigje