TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Qershor 2025, 11:34

U arrestua në Dubai, kush është Armis Stafa; “truri” financiar i klanit Çopja që do të ekstadohet sot në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua në Dubai, kush është Armis Stafa; “truri”

Këtë të mërkurë do të ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, Armis Stafa, i konsideruar si “truri” financiar i klanit Çopja në Elbasan.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i ka caktuar 36-vjeçarit masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, ai akuzohet se ka pastruar para të përfituara nga veprimtaria kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajadr Çopja, përmes aktivitetit të shitblerjes së automjeteve.

Ai u arrestua pak ditë më parë në Dubai dhe tashmë pritet t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare

Lini një Përgjigje