TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Tetor 2025, 16:18

Goditet organizata kriminale në Itali, arrestohet “koka”; grupi furnizohej me drogë te një shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Goditet organizata kriminale në Itali, arrestohet “koka”; grupi
Foto ilustruese

Policia italiane ka arrestojnë Giuseppe Grillon, “kokën” e rrjetit ndërkombëtar për trafikimin e kokainës nga Peruja drejt Italisë.

Sipas hetimeve, Grillon rezulton të jetë kunati i një nga krerëve të njohur të mafies italiane, Rocco Barbaro, ky i fundit i lidhur me organizatën kriminale të “Ndrangheta”.

Policia italiane ka arrestuar 13 persona ndërsa 3 të tjerë kanë marrë masën e sigurisë, arrest shtëpie.

13 të pandehurit janë pjesëtarë të një grupi kriminal, i cili përgjatë viteve 2020-2021 ka trafikuar brenda Italisë rreth 655 kg lëndë narkotike kokainë, duke sjellë fitim 18 milionë euro.

Mësohet se këto para janë pastruar nëpërmjet një sistemi të fshehtë bankar kinez.

Nga hetimet bëhet me dije se, lënda narkotike vinte nga Amerika e Jugut dhe Grillo e blinte nga një trafikant shqiptar, me pseudonimin “Berlusconi” ose “Andreotti”.

Grupi kriminal kishte shumë baza të ndryshme në jugun e Milanos dhe përdorte restorante, bare dhe apartamente si pika takimi për shkëmbimin e drogës, si dhe për ruajtjen e lëndës narkotike.

Ndërkaq, janë identifikuar të pandehurit e grupit kriminal të cilët janë:

Giuseppe Grillo (“Putin”)

Antonio Barbaro

Bartolo Bruzzaniti

Simone Bartiromo

Michele Papalia (kushëri i Domenichino-s)

Francesco dhe Giuseppe Varacalli

Salvatore Caravaglia

Antonio Santo Perre

Luigi Marando

Ivan Reale Calafino

Antonio Caruso

Lini një Përgjigje