TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Tetor 2025, 14:40

Siguroi banesën në Tiranë ku fshihej Aldo Avdylaj, RENEA arreston 29-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë

Shkruar nga Pamfleti
Siguroi banesën në Tiranë ku fshihej Aldo Avdylaj, RENEA arreston
Pamje nga arrestimi

Një 29-vjeçar është arrestuar nga forcat RENEA, pasi akuzohet se siguroi banesën në Tiranë ku fshihej Aldo Avdylaj. 

29-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore u arrestua në Shijak, ku në banesë iu gjet një armë zjarri dhe municion luftarak. 

Aldo Avdylaj u arretsua dje nga forcat Operacionale të Policisë, në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik. Ditë më parë Aldo Avdyli u shpall në kërkim nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut në 2021.

Elidon alias Aldo Avdylaj rezulton të jetë organizatori i vrasjes së Edmir Bregut, të cilit i referohet me nofkën 'Maloku'. Avdylaj gjithashtu ka organizuar një sërë personash në ruajtjen e shënjestrës.

"Vijon operacioni policor i koduar “Ghosts”, i zhvilluar dje, nga Forca Operacionale e DVP Durrës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Reparti “RENEA”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e krimeve kundër personit.

Identifikohet nga hetimet, dhe arrestohet në Shijak, shtetasi që përkrahu shtetasin Aldo Avdylaj duke i siguruar banesën me qira, në Tiranë, ku ky i fundit iu fshihej autoriteteve.

Në këtë banesë, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale të kryer në kuadër të operacionit “Ghosts”, nga strukturat hetimore të Policisë së Durrësit, në koordinim me Prokurorinë e Durrësit, shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Durrës kapën në Shijak, dhe vunë në pranga shtetasin D. Sh., 29 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari ka siguruar banesën në Tiranë, të marrë me qira, me qëllim fshehjen, nga Aldo Avdylaj që është i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

aldo avdylaj

Lini një Përgjigje