
Një 43-vjeçar është arrestuar nga forcat Shqiponja në Lezhë, pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike.
Sipas Policisë, i arrestuari i identifikuar si Krenar Berisha, alias Krenar Shabani kishte përshtatur lokalin që kishte marrë me qira si ambient për përdorim, përpunim dhe fshehje të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre.
Në momentin që ka vënë re shërbimet policore, 43-vjeçari ka tentuar të largohet me biçikletë dhe ka hedhur një çantë në lumin Drin. Pas ndjekjes dhe kërkimeve disa minutëshe, Policia arriti të kapë personin dhe të gjejë çantën e hedhur në lumë, brenda së cilës u gjetën doza të kanabisit gati për shitje.
Kontrollet vijuan edhe në lokalin që ai përdorte, ku u gjet një çantë tjetër e fshehur, në të cilën ndodheshin qindra doza të ndara të lëndës narkotike kanabis, të gatshme për shpërndarje.
Lini një Përgjigje