TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2025, 12:05

"Do të bëj dokumente për në SHBA", arrestohet 40-vjeçari që i zhvati 21 mijë euro një personi

Shkruar nga Pamfleti

"Do të bëj dokumente për në SHBA",  arrestohet

Një person është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi mashtronti një qytetar se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në SHBA, në këmbim të një shume prej 21 mijë eurosh.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi Ahmet Bellahu, i shpallur më herët në kërkim dhe i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda.

Mësohet se 40-vjeçari Bellahu kishte përfituar 21 000 euro nga një qytetar, duke e mashtruar se do t’i siguronte dokumentet e udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“I mori një shtetasi, 21 000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në ShBA, kapet 40-vjeçari i dënuar me 6 vjet burgim për këtë krim.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar/dënuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, finalizuan operacionin “Pasoja”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, Ahmet Bellahu, 40 vjeç.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar 40-vjeçarin, në vitin 2024, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Në këtë vit, ai përfitoi nga një shtetas, 21 000 euro, nëpërmjet mashtrimit se do t’i siguronte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje